GUNNERS

Koscielny mban Arsenalin në krye
2 January, 2016 @17:53
Goli i vetëm i mbrojtësit françez, Laurent Koscielny, ka qenë i mjaftueshëm për Arsenalin që ta shënojë fitoren e 13-të në Premier League, dhe njëkohësisht të parin për vitin 2016.
Ekipi i Arsene Wengerit e kaloi me sukses testin përballë Newcatle-it.
Koscielny shënoi në minutën 72’ me vollej, duke e mposhtur portierin irlandez, Rob Elliot, ndërsa ky ishte goli i tretë i françezit për këtë edicion në Premier League.
Kjo fitore vazhdon ta mbajë Arsenalin në krye të radhitjes tabelare, të cilin e kishte marrë në posedim xhiron e kaluar nga Leicesteri. Topxhinjtë tani kanë 42 pikë, derisa Newcastle mbetet në zonën e rrezikshme me 17 pikë.