MAESTRO BILIC

Mposhtet Liverpool
2 January, 2016 @15:27
Ashtu siç ndodhi edhe në Anfield Road në pjesën e parë të sezonit, edhe sot West Ham United mposht Liverpoolin. Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me golin që erdhi në minutën e 10’ nga sulmuesi anglez Antonio. Pas golit të shënuar, skuadra e kroatit Bilic goditi edhe shtyllën përmes italianit Lanzini.
Raste për shënim pati edhe Liverpooli përmes Bentekes e Emre Canit.
Në pjesën e dytë ish-lojtari i Liverpool, Andy Caroll, dyfishoi epërsinë dhe i siguroi fitoren vendasve, të cilët ngritën në kuotën e 32 pikëve.
Në xhiron e ardhshme, Liverpooli pret Arsenalin kurse West Ham do të jetë mysafir i Bournemouth.