MADRID

Atletico zyrtarizon transferin e parë
1 January, 2016 @19:09
Atletico Madrid ka realizuar transferin e parë, që në ditën e parë të afatit kalimtar të janarit.
Ekipi nga kryeqyteti spanjoll ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e Celta Vigos, Augusto Fernandez, i cili do ta vesh fanellën e Atleticos deri më 2019.
Argjentinasi 29 vjeçar edhe më parë ka qenë nën direktivat e trajnerit Diego Simeone, kur ky i fundit kishte drejtuar ekipin River Plate gjatë stinorit 2007/08