35 MILIONË

Foto: Google
United pas Felipe Anderson
1 January, 2016 @14:29
Nesër, pra më 2 janar, hapet zyrtarisht afati kalimtar i janarit dhe spekulimet nga mediat botërore vetëm sa kanë filluar.
I pari i përfolur duket të jetë anësori i Lazios, Felipe Anderson. Gazetari i njohur Graeme Baelly raporton që gjigandi anglez Manchester United është afër marrëveshjes me brazilianin Anderson dhe shuma e transferimit pritet të jetë afro 35 milionë stërlina. Problemet në fazën ofansive dhe mungesa e golave kanë bërë që United të tentojë me çdo kusht afrimin në skuadër të një lojtari ofansiv. Se sa është i vërtetë ky lajm, mbetet të shihet në vijim.