FRYMËMARRJE PËR VAN GAALIN

United me “çykë t’zorit”
2 January, 2016 @17:53
Më në fund pak frymëmarrje për skuadrën e Louis Van Gaal. Viti i Ri fillon me 3 pikë tejet të nevojshme për 20 herë kampionin e ishullit. Golat e Martial dhe Rooney bënë që United të mposhtë Swansean me rezultat 2-1.
Një pjesë e parë e zbehtë, pa raste konkrete për shënim por një pjesë e dytë më energjike, e cila dhuroi tri gola. Fillimisht goditja e Martial me kokë pas krosimit të Ashley Young kaloi në epërsi vendasit. Pas golit, United pati disa raste shënimi, por vulosja e epërsisë nuk erdhi. Swansea barazoi me Sigurdsson por reagimi i United ishte i shpejt, me kapitenin Rooney që shënoi golin e fitores pas depërtimit të Anthony Martial.
Kjo fitore e ngrit United-in në kuotën e 33 pikëve, 18 ndeshje para fundit të kampionatit.