Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Roshi debuton me fitore

Roshi debuton me fitore


20 February, 2021 @19:56

Mesfushori ofansiv i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka debutuar te skuadra e tij e re nga Hungaria, Diosgyor VTK.

Roshi debutimin e tij e realizoi në kampionatin hungarez kundër skuadrës MOL Fehervar, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat 1-3 në të mirë të Diosgyor-it.

Roshi ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti deri në minutën 55’ kur u zëvendësua, derisa gjatë kësaj kohe u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e tetë.

Futbollisti shqiptar ishte transferuar ditë më parë te Diosgyor nga skuadra çeçene Akhmat Grozny në formë të huazimit.


 
Të gjitha lajmet nga International