Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ODISE ROSHI

Roshi prezentohet te skuadra e re

Roshi prezentohet te skuadra e re


17 February, 2021 @16:09

Mesfushori ofansiv i Shqipërisë, Odise Roshi, është prezentuar sot te skuadra e tij e re.

Roshi është transferuar te skuadra hungareze, Diósgyőri VTK, në të cilën ka luajtur edhe mesfushori kosovar, Florent Hasani.

Sipas njoftimit të klubit, Roshi ka mbërritur të martën në mbrëmje në Hungari, ndërsa sot në mëngjes ka kaluar në testet mjekësore dhe më pas është prezentuar nga ana e klubit. Futbollisti sot pasdite pritet ta zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin DVTK.

Roshi është transferuar te kjo skuadër në formë të huazimit nga skuadra ruse Akhmat Grozny.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria