Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AKHMAT GROZNY 2-3 DINAMO MOSKA

Roshi shënon, Berisha disa minuta - por Akhmat s’fiton

Foto: Akhmat/tw

Roshi shënon, Berisha disa minuta - por Akhmat s’fiton


14 March, 2020 @18:17

Skudra nga Grozni i Rusisë, Akhmat, ku luajnë dyshja Odise Roshi dhe Bernard Berisha, ka regjistruar humbjen e radhës në Premierligën ruse, duke u mposhtur nga Dinamoja e Moskës 2-3 [Roshi 10, Glushakov 89 - Rausch 26, Philipp 50p, Skopintsev 86].

Reprezentuesi i Shqipërisë Roshi shënoi golin e parë dhe të epërsisë për skuadrën, që s’mjaftoi, pasi që mysafirët nga kryeqyteti shënuan edhe tre herë më pas për të siguruar fitoren. 

Futja e reprezentuesit të Kosovë, Bernard Berisha, në 12 minutat e fundit të lojës për ekipin e Akhmatit, nuk dha ndërrim në rezultat dhe kështu ekipi i dyshes shqipe është i renditur në fund të tabelës së elitës së futbollit rus.

Akhmat është i fundit në tabelë me 20 pikë nga 22 ndeshje, sa ka edhe Rubin Kazan i parafundit me një ndeshje më pak.


 
Të gjitha lajmet nga International