VERONA 3-2 PARMA
Rrahmani 90min. Verona fiton, vazhdon garën për EuropaLigë
1 July, 2020 @23:46
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë për 90min në fushë për ekipin e tij, Verona , sonte, të cilët kanë shënuar fitore 3-2 [Di Carmine 45p, Zaccagni 54, Pessina 81 - Kulusevski 14, Gagliolo 64] ndaj Parmës.
Me këtë fitore Verona ka mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në Europa Ligë nga Serie A, ndërsa Rrahmani me daljet e tij është treguar edhe njëherë shtyllë e skuadrës nga mbrojtja dhe shpresë e madhe për Napolin, për të cilët ka nënshkruar dhe do të luaj në stinorin e ardhshëm.