Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN - VERONA

Rrahmani e Kumbulla ndalin Milanin

Foto: AC Milan

Rrahmani e Kumbulla ndalin Milanin


2 February, 2020 @16:56

Seria e mirë e Milanit ndeshjeve të fundit është ndalur sot nga skuadra e Veronës.

Me Marash Kumbullën e Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes, Verona e mbylli 1-1 takimin në San Siro, takim të cilin për rreth 25 minuta e luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Amrabat në minutën e 68’ të ndeshjes.

Edhe Kumbulla e edhe Rrahmani luajtën nga 90 minuta, ndërsa ky i dyti takimin e mbylli i ndëshkuar me të verdhë.

Barazimi i sotëm ia ndal Milanit hovin në kërkim të pozitave evropiane, derisa Verona po zhvillon një sezon tejet të mirë, duke qenë e nënta në Itali momentalisht.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A