Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VERONA 2-1 CAGLIARI

Rrahmani e Kumbulla të plotë në fitoren e Veronës

Foto: Verona/tw

Rrahmani e Kumbulla të plotë në fitoren e Veronës


20 June, 2020 @23:44

Dy golat e hershëm të Samuel Di Carmines u treguan të jenë të mjaftueshme për fitoren e Veronës ndaj Cagliarit, te të cilët debutoi trajneri Walter Zenga.

Verona me fitore 2-1 [Di Carmine 14, 26 - Simeone 43] u ngrit në pozitën e shtatë të Serie A-së, ndërsa dyshja shqiptare në mbrojtje ka qenë në fushë për 90min, në ndeshjen që pa dy kartona të kuq (Fabio Borini te Verona 35’ - Luca Cigarini te Cagliari 70’ [2 të verdha]).

Reprezentuesi i Kosovës Amir Rrahmani në të djathtë të mbrojtjes treshe të Veronës u tregua edhe sonte si lojtar kyq i skuadrës dhe tashmë Napoli mezi e pret të startojë stinorin e ri me te.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër edhe reprezentuesi i Shqipërisë Marash Kumbulla po luan stabil në qendër të mbrojtjes, përkundër se skuadra pranoi një gol.

Verona pas tre ditësh takohet me Napolin, ekipin e ardhshëm të Rrahmanit. Ndërsa Cagliari duhet të kërkojë pikët e stabilitetit në Serie A ndaj SPAL-it si mysafir më 23 qershor.

Kjo e sontmja ka qenë fitorja e dhjetë e stinorit për Veronën, ndërsa e shtata në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A