Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 0-1 BALLKANI

Rrahmani vendos derbin, Ballkani vazhdon me perfeksion

Albion Rrahmani duke festuar golin sikur Robert Lewandowski/ Foto: FCBallkani/fb

Rrahmani vendos derbin, Ballkani vazhdon me perfeksion


4 September, 2022 @22:07

Albion Rrahmani, a.k.a. Lewandowski i Malishevës, ka shënuar golin e parë të stinorit 2022/23 në Superligë, ndërsa i ka dhënë fitoren në derbi Ballkanit ndaj Prishtinës.

Sulmuesi i ekipit suharekas ka shënuar me kokë, pas një krosimi centimetër-perfekt të Armend Thaqit nga e djathta në kohën shtesë të pjesës së parë të ndeshjes, për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij, e që më vonë doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, Prishtina 0-1 Ballkani [Albion Rrahmani 45].

Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë kryesisht e qetë, pa ndonjë rast nga ekipet në fushë, derisa shiu rëndonte terrenin për të luajtur. Në pjesë të dytë tregim tjetër në fushë, por Ballkani dominues i plotë dhe me pesë raste të mira për shënim, që kryesisht shkuan në harresë për shkak të mos-kombinimit në momente kyqe të lojtarëve ofanziv të ekipit dhe pritjeve të Ardit Nikës, që shpëtoi ekipin vendas në disa raste.

Prishtina vs. Ballkani, match action

Gjithsesi, Ballkani mbetet ekip i vetëm që edhe prej 270 minutave lojë në Superligë nuk ka pranuar gol ende, ndërsa secilin duel deri tash e ka fituar me rezultat identik, 1-0!

Prishtina në anën tjetër, pos dëshirës, dukej se ishte e pafuqishme karshi Ballkanit të përgatitur shumë më mirë fizikisht dhe shumë më dominues në mes të fushës.

TABELA AKTUALE

Kjo qe humbja e parë e Prishtinës këtë stinor nën drejtim të Ismet Munishit, ndërsa Ballkani kërcen në pozitë të dytë të renditjes tabelare me 9 pikë nga 3 lojë të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga