FIFA
Rritet buxheti, rriten shpërblimet për përfaqësueset
27 October, 2017 @17:02
Është rritur buxheti i organizatës më të madhe të futbollit në Botë!
FIFA sot ka njoftuar që ka rritje buxheti për 12% dhe për këtë arsye do të ketë më tepër shpërblime për shtetet e suksesshme në Kampionate Botërore.
32 shtetet pjesëmarrëse në Botëror do të marrin nga 8 milionë dollarë secila, njëjtë sikur në Botërorin e kaluar, mirëpo përfitime më të madhe do të kenë shtetet që minimalisht kalojnë fazën grupore.
Kampioni i Botës në Botërorin e ardhshëm do të fitojë 38 milionë dollarë, 3 më shumë se në Botërorin e kaluar, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 28 milionë dollarë, gjithashtu 3 më shumë se në kampionatin e kaluar.
Vendi i tretë do të përfitojë 24 milionë dollarë, vendi i katërt 22 milionë dollarë, që të dyja nga 2 milionë më shumë sesa më herët, ndërsa njëjtë nga 2 milionë më tepër do të kenë edhe çerekfinalistët, të cilët në vijim do të marrin nga 16 milionë dollarë amerikan. Sa i përket skuadrave që eliminohen në 1/8 e finales, ato do të marrin nga 12 milionë, 3 më tepër sesa në të kaluarën.
Shteti organizator nuk do të ketë rritje të buxhetit nga FIFA, pra do të vazhdojë të pranojë 1.5 milionë, siç ka ndodhur gjithmonë.