UNITED - TOTTENHAM
Shqetësime për Spurs, Harry Kane mungon nesër
27 October, 2017 @13:42
Një ditë para ndeshjes me Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’, Tottenhami ka marrë lajme negative sa i përket lëndimeve.
Përveç mungesave të Victor Wanyamas dhe Erik Lamelas që veç diheshin, sot u konfirmua që për shkak të një problemi muskulor nesër mungon Harry Kane, lojtari kryesor i skuadrës londineze. Anglezi në super-formë nuk e përfundoi ndeshjen me Liverpoolin xhiron e kaluar, duke u larguar më herët nga loja, mirëpo Pochettino tha që ishte vetëm i lodhur. Dyshimet për një lëndim u rritën kur Kane nuk ishte pjesë e 18-shes në ndeshjen e Kupës ndaj West Hamit, ndërsa sot u konfirmua që lojtari në fjalë ka pësuar lëndim dhe mungon në ndeshjen e nesërme.
Mungesa për këtë takim ka edhe skuadra e Manchester Unitedit, sidomos në mesfushë, ndërsa ky duel pritet të jetë mjaft interesant në fillimin e definimit të synimeve sezonale për të dyja skuadrat.