LE PARISIEN
Neymar dhe super-privilegjet e tij
27 October, 2017 @16:49
Përpos çmimit të lartë të transferimit dhe rrogës ‘faraonike’, Le Parisien ka publikuar edhe privilegjet e tjera me të cilat Neymar ‘jeton’ në klubin e PSG-së.
Sipas gazetës franceze, këto janë privilegjet e brazilianit, pa të cilat ai nuk do të luante për klubin parisien:
- Neymar ka dy fizeoterapeutë të cilët janë të përkushtuar të punojnë VETËM për të
- Në stërvitje lojtarët e tjerë nuk janë të lejuar të bëjnë ndërhyrje shumë ‘të forta’ ndaj Neymarit
- Neymar është i vetmi lojtar që nuk është i detyruar të bëjë detyra defansive gjatë ndeshjeve të Parisit
- Është i vetmi lojtar që mund të ketë çantat apo rrobat e tjera me çfarëdo sponzori, pasi lojtarët e tjerë janë të detyruar t’i kenë ato vetëm me sponzorë zyrtar të klubit
- Sezonin tjetër të gjitha penalltitë do të gjuhen nga Neymar, pra ato nuk do të ndahen mes tij e Cavanit siç ka ndodhur sivjet