Të gjitha lajmet

PAS KOSOVA - SLLOVENIA

Rrokadat që munguan

Rrokadat që munguan

Shkruan: Luan MORINA

11 October, 2020 @23:35

Vazhdojmë me të vjetrën – marrim gola të lehtë, kurrsesi të gjejmë golin.

Në rregull, është e pamundur të mposhtet portieri më i mirë, njëkohësisht më i nënvlerësuar në botë këto vitet e fundit, Jan Oblak.

Por, problemi qëndron që nuk po krijojmë raste dhe arsyet për këto janë të shumta.

E para, kemi mungesa në pikat kyçe të formacionit. Dhe këto mungesa nuk po zëvendësohen siç duhet nga Challandes. Nuk është e mençur që të përqendrohemi kaq shumë sidomos në Muriqin, me të cilin bazohet tërë loja e jonë! Duhet të kemi një plan rezervë, një plan B, ndonëse shpresoj që në nëntor të kemi katër lojtarët kryesor të ekipit në formacionin fillestar, së paku ndaj Molldavisë.

Gjithashtu, edhe disa shikues!

Një problem tjetër, është pozita e Valon Berishës në formacioni e Challandes. Kapiteni, lojën më të mirë e ka zhvilluar kundër Anglisë, dhe aty ka luajtur si një mesfushor ofensiv.

Valoni nuk mund të luaj si mesfushor defensiv në këtë formacion. Thjesht, nuk është pozita e tij e preferuar! Është problem të sistemohet në këtë formacion, pos në rolin e Celinës si një mesfushor ofensiv më i tërhequr me dy krahë sulmi më të ngushtuar, dhe si hije e sulmuesit kryesor!

Gabimi i tij do të sanohej po të kishte edhe një mesfushor defensiv mbrapa, e njëkohësisht edhe dyshja e mbrojtjes të ishte më e koordinuar.

Pozita e preferuar e Kolollit mund të jetë e qendërsulmuesit, por nuk është ajo që po na kryen punë neve si ekip. Në rregull, Nuhiu nuk po gjen formën më të mirë me neve, por problemi është tek përshtatja e tij me formacionin – mbetet i izoluar, dhe është një lloj sulmuesi që luan i vetëm në sulm.

E katërta – zëvendësimet!

E kuptoj ngurrimin e Challandes të mos bëjë ndryshime në formacion e zëvendësime në ndeshje të rëndësishme sikur ajo me Maqedoninë. Nuk bëhen eksperimente kur je në parafinalen e kualifikimeve. Por, të zëvendësosh në 15 minutat e fundit, në një ndeshje që po humb vetëm 1-0, duke ditur që tri ditë më vonë do luash një ndeshje tjetër, dhe tri ditë më parë ke luajtur një parafinale kualifikimesh, nuk më duket gjë e mençur.

E vërtetë, provoi gjithçka me formacionin në fushë duke ndërruar pozitat e renditjen, dhe në fund kaloi edhe tek zëvendësimet. Por, do të preferoja më shumë zëvendësime, më shumë lojtarë të rinj të provojnë veten.

Kundër Greqisë duhet të luajmë me ekipin e dytë sepse nuk kemi shanse për Ligën B, që është një edicion para kohe, dhe nuk kemi shanse për fitore. E vetmja që duhet të merret seriozisht, është finalja me Molldavinë, ku duhet të fitojmë patjetër!

Gjithashtu, na nevojitet edhe një plan B, C, e L. Nuk guxojmë të bazohemi vetëm në një formacion që na sjellë rezultate, dhe të provojmë të adaptojmë të gjithë lojtarët në të njëjtin sistem. Varësisht nga ata që kemi në dispozicion, duhet të gjejmë mënyrën që të nxjerrim maksimumin nga ta.

Duhet të kuptojmë që jemi vendi numër 116 në FIFA, dhe 46 në Evropë! Kemi një ekip të rinjsh të cilët kanë ndryshuar ambient këtë verë dhe sigurisht që edhe COVID-19 ka ndikuar në përgatitjen e tyre fizike e psikike. E në fund, edhe mungesa e tifozëve tanë që na kanë përkrahur jashtë e brenda, edhe në Islandë e Finlandë, edhe në Loro Boriçi si vendas!

Ndërkohë, duhet të mos harrojmë të mirat e paketa që po kemi, por që mendoj se kanë qenë Paqarada sonte, Muriç në dy ndeshjet e fundit ku ka luajtur shumë nivele më lart se me ekipet e tija, Zhegrovën i cili po gjen formën, por si shumica e ekipit, po tenton më shumë vetëm dhe me driblime, Hadërgjonajn i cili po luan në tri pozita, e sipas nevojës besoj që s’do të përtonte edhe të mbathte dorëzat e portierit. Në përgjithësi, lojtarët kanë dhënë maksimumin, ngjashëm edhe trajneri ka provuar gjithçka me këto që ka në dispozicion. Duhen pak intervenime, dhe mbi të gjitha, si shtabi, si lojtarët, duhet të mos u vënë veshin ekspertëve të rrjeteve sociale!

Askush nuk duhet të dyshojë në gatishmërinë e tyre për të dhënë maksimumin për vendin tonë! E kanë dëshmuar dhjetëra herë deri sot, që të gjithë! Do ta dëshmojnë përsëri, hiç më larg se në nëntor!

KOSOVA - SLLOVENIA

Kosova vs. Sllovenia, notat e ndeshjes

11 October, 2020 @23:30

Pas ndeshjes Kosovë vs. Slloveni, e cila u mbyll 0-1, TopSporti.com ka vendosur nota për lojtarët e Kosovës varësisht sipas…

KOSOVA - SLLOVENIA

Fitore e sllovenëve në Prishtinë, ecuria negative vazhdon

Foto: FFK

11 October, 2020 @22:37

Pas humbjes me Maqedoninë e Veriut pak ditë më parë në kuadër të Play Off-it të Ligës së Kombeve, Kosova…

11-SHET

Formacionet zyrtare: KOSOVA - Sllovenia

11 October, 2020 @19:25

Janë caktuar formacionet zyrtare të Kosovës dhe Sllovenisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. KOSOVA (4-2-3-1): Muric; Hadërgjonaj, Dresevic, Aliti,…

KOSOVA - SLLOVENIA, 11s

Kosova - Sllovenia, 11-shet startuese

11 October, 2020 @19:23

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes dhe ai i Sllovenisë, Matjaz Kek, kanë vendosur me cilat 11-she do t’i dalin përballë…

PLAYER RATINGS @ KAZAKHSTAN - ALBANIA

Notat e futbollistëve: Kazakistani - Shqipëria

Foto: FSHF

11 October, 2020 @17:18

Shqipëria pas një fitoreje dhe një barazimi në Grupin 4 të Ligës C të Kombeve ka shijuar edhe barazimin e…

Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve