FERONIKELI - TREPÇA 89
Rron Broja vendos, kampioni aktual mposht ish-kampionin
22 September, 2017 @18:03
Feronikeli ka regjistruar disfatën e parë të stinorit, duke u mposhtur nga Trepça’89 me rezultat minimal, 0-1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rron Broja në minutën e 28’, ndërsa ky lojtar pati një paraqitje fantastike përgjatë gjithë ndeshjes dhe ishte një prej më meritorëve për këto tri pikë të korrura nga mitrovicasit sot.
Një nga rastet më diskutabile të ndeshjes ishte ai i minutës së 90+1’, kur gjyqtari Kreshnik Vula akordoi fillimisht penallti për vendasit, mirëpo konsulltimi me gjyqtarin anësor bëri që ky vendim të anulohej, gjë që shkaktoi reagime të shumta te skuadra vendase. Gjithsesi, penalltia u anulua dhe takimi u mbyll me fitoren e mitrovicasve 0-1.
Kjo fitore është e treta e sezonit për kampionin në fuqi të Kosovës, i cili nuk e ka nisur siç duhet sezonin e ri, kurse për Feronikelin humbja e parë e lë në kuotën e 9 pikëve, aq sa ka edhe Trepça ‘89.