Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I EUROPA LEAGUE

Rruga drejt finales në Europa League 2021/22

Rruga drejt finales në Europa League 2021/22


18 March, 2022 @14:15

Pas shortit të tërhequr sot në Nyon të Zvicrës, janë përcaktuar çiftet çerekfinale të Europa League 2021/22, kurse pos saj është bërë e ditur edhe rruga drejt finales për ekipet pjesëmarrëse.

Kështu, ndër çiftet që do të ndeshen për një biletë për në gjysmëfinale të garës, janë përcaktuar:

ÇEREKFINALET:

Leipzig - Atalanta,
Eintracht - Barcelona,
West Ham - Lyon,
Braga - Rangers.

Ndeshjet e para çerekfinale luhen më 7 prill, ndërsa ato të kthimit më 14 prill.

GJYSMËFINALET:

1. Fituesi i Leipzig - Atalanta VS. Fituesi i Braga - Rangers,

2. Fituesi i West Ham - Lyon VS. Fituesi i Eintracht - Barcelona.

Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 28 prill, ndërsa ato të kthimit më 5 maj.

FINALJA (st. Ramon Sanchez Pizjuan, Sevilla, 18 maj)

Fituesi 2 VS. Fituesi 1.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League