Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZGJIDHJA "EXPRESS"

Sabitzer zëvendësim për lëndimin e papritur të Eriksenit

Foto: GettyImanges/ via Google

Sabitzer zëvendësim për lëndimin e papritur të Eriksenit


31 January, 2023 @18:29

Manchester United ka shpeshtuar telefonatat sot me Bayernin e Munchenit, ndërsa është duke e kërkuar me ngulm mesfushorin austriak të bavarezëve, Marcel Sabitzer.

Sabitzer 28-vjeçar ka dalë në plan të parë sot, pasi që u konfirmuar se lëndimi i Christian Eriksenit është serioz dhe ai nuk do të mund të kthehet në fusha të gjelbëra deri kah fundi i muajit prill.

Sipas BBC Sport, pasi që Erik ten Hag ka punuar si trajner i ekipit të dytë të Bayernit, mund të kryejë punë shpejt dhe në Old Trafford besojnë se puna do të kryhet sonte, kur edhe mbyllet afati kalimtar i lojtarëve për këtë dimër.

Një mesfushor tjetër, Scott McTominay gjithashtu pritet të mungojë te Manchester United këto ditë, për shkak të një lëndimi më të lehtë që ka marrë. Derisa Sabitzer shihet si zgjidhje e shpejt, Manchester United kërkon huazimin e tij deri në fund të stinorit.

Përndryshe Sabitzer pas gjashtë stinorëve të kaluar te Leipzigu kaloi te Bayerni në gusht të vitit 2021. Ai ka kontratë 4-vjeçare me bavarezët, ndërsa për Austrinë ka shënuar 12 gola në 68 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga