GUNNERS

Saka, në fund të listës së rrogave te Arsenal
23 June, 2022 @14:52
E përditshmja angleze the Sun ka botuar rrogat e futbollistëve të Arsenalit, të të gjithë lojtarëve të ekipit të parë.
Derisa Thomas Partey është më i paguari me 10.4 milionë funta rrogë vjetore, duke marrë 200 mijë funta në javë, befason rroga e talentit të skuadrës dhe reprezentuesit të Anglisë, Bukayo Saka, që merr 1.5 milionë euro rrogë vjetore dhe vetëm 30 mijë në javë, duke qenë i treti nga të fundit në listën e pagave të Gunnersave