Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA E THELLË MBUSHI KAPAKUN

Salernitana shkarkon trajnerin që ua shpëtoi sezonin vjet

Salernitana shkarkon trajnerin që ua shpëtoi sezonin vjet


16 January, 2023 @15:54

Skuadra e Salernitanës ka ndarë rrugët me trajnerin Davide Nicola. Shkarkimi i trajnerit 49-vjeçar erdhi pas humbjes turpëruese nga Atalanta ditë më parë, 8-2!

Nicola bëri senzacion në stinorin e kaluar, duke shpëtuar Salernitanën në Serie A për një pikë, duke siguruar edhe një stinor në Serie A. Mirëpo, këtë stinor në Serie A, që prej muajit nëntor, në gjashtë ndeshje të kampionatit Salernitana s’njeh fitore, ndërsa ka regjistruar vetëm dy pikë. duke bërë katër humbje në proces, ku kjo e fundit ishte “kapak”.

Sipas Calciomercatos, Salernitana shpejt pritet të emërojë trajnerin e ri, derisa ndeshja e radhës ndaj Napolit kërkohet të luhet nën direktivat e teknikut të ri të skuadrës, ku aktualisht më të përfolurit janë Eusebio Di Francesco, Leonardo Semplici dhe Roberto D’Aversa.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A