STADIUMI
Sammy Ofer rival i Arenës Kombëtare
11 June, 2017 @17:21
Dueli i sontëm i Shqipërisë ndaj Izraelit ka edhe një karakteristikë. Stadiumi Sammy Ofer ku do të zhvillohet ndeshja Izraeli-Shqipëria është rivale e Arenës Kombëtare në ndërtim e sipër, që kanë konkurruar për finalen e Superkupës së Europës 2019.
Stadiumi i Haifas ka 30 mijë e 870 ulëse, ndërsa është inaguruar më 27 gusht 2014. Sipërfaqja totale e stadiumit është 22 mijë metra katrorë.