ARTIM POLLOZHANI
Shkëndija ndahet me Pollozhanin
11 June, 2017 @16:59
“Kuqezinjtë” shprehin konsideratë të madhe për një prej lojtarëve me më shumë paraqitje në historinë e klubit, Artim Pollozhanin.
Pas skadimit të kontratave, përveç Pollozhanit nga ekipi zyrtarisht janë larguar edhe Marko Jovanovski dhe Demir Imeri.
Lojtarët tani më disa ditë nuk janë pjesë e ekipit, mirëpo për zyrtarizimin e ndarjes duhej pritur edhe afatet juridike.
“Me këtë rast klubi ndjen përgjegjësinë e falënderimit publik për Artim Pollozhanin për kontributin e dhënë gjithë këto vite në skuadrën “kuqezi”, kur mes tjerash zhvilloi mbi 200 ndeshje zyrtare dhe mbetet një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në historinë e klubit,” ka shkruar kfshkendija.com sot.