Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8: ULPIANA - ARBËRIA

Santos në vazhdime, Ulpiana arrin çerekfinalen!

Santos në vazhdime, Ulpiana arrin çerekfinalen!


5 February, 2022 @15:35

U nevojiten 120 minuta lojë që të përcaktohej fituesi mes Ulpianës dhe Arbërisë sot.

Dy skuadrat në fjalë u përballen mes vete në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, e tutje vazhdoi Ulpiana, që këtë takim e fitoi 2-1 pas plot 120 minutave lojë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0. Golin e vetëm në këtë pjesë (15’) e shënoi Gentian Emini, për ta çuar kështu Ulpianën në pushim mes pjesëve me epërsi minimale.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Arbëria nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin në 1-1 gjatë pjesës së dytë, e kështu ndeshja shkoi në vazhdime.

Në dy vazhdimet prej 30 minutave, golin e gjeti vetëm Ulpiana. Në minutën e 102’ për 2-1 shënoi Santos, e ky gol i mjaftoi Ulpianës që ta fitonte këtë takim.

Kështu, Ulpiana kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës, e kundërshtarin e çerekfinales do ta mësojë pas shortit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës