Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANGLEZI ME ANGAZHIM TË RI

Scott Parker trajner i ri i Brugge-it

Fotot: FCBrugge/fb

Scott Parker trajner i ri i Brugge-it


6 January, 2023 @19:59

Brugge ditë më parë ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, anglezin Scott Parker. Me fillimin e vitit 2023 Parker ka nisur të punojë me skuadrën, ndërsa ai do të ketë mundësi të punojë në UEFA Champions League, pasi që Brugge ka siguruar të tetën e finales ku do të ndeshet me Benficën.

Scott Parker

Trajneri 42-vjeçar ka qenë i papunë që prej gushtit të vitit 2022 pasi që u shkarkua nga Bournemouth kur u mposhtë 9-0 nga Liverpooli, pas së cilës ndeshje ai ishte ankuar për politikën e transfereve në klubin e tij.

Brugge përndryshe për herë të parë ka arritur në tetën e finales së Ligës së Kampionëve, por në Jupiler ligën belge janë 12 pikë larg liderit Genk.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League