DE BIASI
S’do ndryshoja asgjë
18 June, 2016 @18:43
Selektori i Shqipërisë, Giovanni De Biasi, ka folur sot para mediave para ndeshjes së fundit të Grupit A për kuqezinjtë, që zhvillohet nesër mbërma në ora 21 ndaj Rumanisë në Lyon.
Ai ka bërë të ditur se nuk do të ndryshonte asgjë nga të përzgjedhurit e tij për këto ndeshje dhe ka thënë se kuqezinjëve vetëm fati u ka munguar për të arritur te goli e pikët në dy ndeshjet e mëparme, ndaj Zvicrës dhe Francës.
“Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira ku mund të kishim marrë më tepër sa i takon rezultatit. Nuk do të ndryshoja asgjë nga zgjedhjet qe kam bërë. Skuadra ka nderuar veten, tifozët me paraqitjen saj në këto dy ndeshje. Kujtoni se kemi patur tre mundësi të shkëlqyera kundër Zvicrës. Ndërkohë ishim ne që goditëm shtyllën në pjesën e dytë, me fillimin e saj,” ka thënë ndër të tjera italiani, që festoi ditëlindjen e 60 të tij ditë më parë.
Shqipëria në rast të fitores me goldallim të mirë ndaj Rumanisë ka gjasa të sigurojë të tetën e finales.