NGA FEDERATA
Krimi dhe dënimi kroat
18 June, 2016 @15:41
Krerët e Federatës së Futbollit të Kroacisë (HNS) sot kanë dalë me komunikatë për shtyp, pas incidenteve të ulëta të shkaktuara nga tifozët e Kroacisë në përballjen Çekia 2-2 Kroacia dje në kuadër të Grupit D në EURO2016, që çoi deri në ndërprerjen disa minutëshe të ndeshjes.
FAJTORI DUHET IDENTIFIKUAR
Bordi i HNS-së i ka falenderuar së pari tifozët e vërtetë të vendit, që kanë qenë mbi 10 mijë dje në Sent Etjen [St Ettiene], ndërsa më pas kanë theksuar se shteti kroat ka rënë peng i disa dhjetëra huliganëve, që u kanë marrë fytyrën në kampionat.
Në fund, kanë bërë të ditur se huliganët kanë bërë krim ndaj vendit dhe UEFA, por edhe shteti kroat duhet t’i dënojë ata duke i identifikuar një nga një, e jo ata që janë viktima të bëmave të tyre.
NUK NDALEMI
“Ky incident nuk do të luhat rrugën e reprezentacionit të Kroacisë në EURO2016,” ka shkruar në fund njoftimi i botuar nga Bordi i HNS-së sot.
Kroacia bën pjesë në Grupin D të EURO2016 dhe aktualisht është aktualisht në vend të dytë me 4 pikë nga dy ndeshje. Duelin e fundit do ta zhvillojnë ndaj Spanjës lidere që tashmë ka siguruar kualifikimin. Me një pikë të fituar (pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes Çekia - Turqia), Kroacia do të siguronte të tetën e finales së europianit.