SPANJA
De Gea vendos rekord të ri
17 June, 2016 @23:11
Pas fitores së Spanjës ndaj Turqisë me rezultat 3-0, portieri David De Gea ka vendosur një rekord të ri personal.
Spanjolli tashmë ka kompletuar 450 minuta (5 ndeshje të plota) pa pranuar gol, duke e kaluar portierin legjendar Gordon Banks, i cili e mbante këtë rekord deri sonte. Në fakt, De Gea ende nuk ka pranuar gol në kompeticione zyrtare me Spanjën që nga debutimi i tij.
Se a do të pranojë gol portieri i Manchester United në ndeshjen e ardhshme ndaj Kroacisë, mbetet të shihet.