GRUPI D
Zëvendësuesit shpëtojnë Çekinë
17 June, 2016 @19:59
Përkundër dominimit dhe me shumë rasteve për shënim, Kroacia u befasua nga Republika e Çekisë, e cila nuk u dorëzua deri në fund dhe e barazoi rezultatin në minutat shtesë të takimit.
Kroatët dominuan gjatë gjithë takimit, me golat që u shënuan nga Ivan Perisic dhe Ivan Rakitic, ndërsa nuk munguan edhe rastet tjera për ta thelluar rezultatin.
Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Kroacisë me rezultatin që ishte 2-1 në të mirë të tyre, tifozët kroatë hodhën mjete piroteknike dhe krijuan shpërqëndrim tek skuadra e tyre. Këtë më së miri e shfrytëzuan çekët, të cilët fituan një penallti dhe e barazuan rezultatin në 2-2, duke i krijuar vetes shancë për kualifikim me një ndeshje të mbetur deri në fund.
Me këtë barazim, Kroacia ka 4 pikë nga 2 ndeshje ndërsa Çekia ka 1 pikë.