STATS
Në fund po vendoset gjithçka!
17 June, 2016 @17:59
Në bazë të statistikave nga ndeshjet e zhvilluara deri më tani, po del se pas minutës 87’ e deri në fund, po ka më shumë gola se sa gjatë gjithë 45 minutat e para të takimit.
Në pjesët e para portat deri më tani janë tundur 10 herë, derisa nga minuta 87’ e deri në fund, janë tundur 11 herë.
Viktimë e minutave të fundit ka qenë edhe Shqipëria, e cila në ndeshjen kundër Francës pësoi dy gola pas minutës 90, për t’u mposhtur me rezultat 2-0.