1 DITË PARA NDESHJES
Buletini 9: Drejt Lyonit për kualifikim
Buletini i ditës së nëntë të EURO2016.
18 June, 2016 @9:18
Prej trazirave kroate deri te ndeshja e nesërme.
TURPI I MADH
Tifozët kroat se çfarë probleme kanë me Federatë apo me dikë, mund t’i zgjedhin tjetërkund, por definitivisht jo në Francë.
Mesfusha për lakmi: Modric, Rakitic, Perisic, Brozovic me shokë - po shkojnë dëm falë disa huliganëve.
3 PIKË TË SIGURTA DHE MILIONAT
Rumania po e sheh si të sigurt fitoren ndaj Shqipërisë nesër, ndërsa Federata po planifikon çka të bëj me milionat e fituara pas kualifikimit në të tetën e finales.
Mos thuani hop para se të kërceni.
PËRSHËNDETJE
Marina Vjollca, prezentuesja e TopChannelit, ka postuar këtë fotografi para emisionit të rregullt të debatesh sportive.
Fat, para Rumanisë për kuqezinjtë?!
TË DËSHPËRUARIT
Historia s’përsëritet gjithmonë i nderuar Fatih Terim. Prej imperatorit në drejtim të horrit.
007 APO 0011?
Kjo është pyetja që po e bën Shkelzen Gashi në Instagram. A jam 007 apo 0011? Përgjigjuni dhe besoni se kuqezinjtë janë ekip me atmosferë ndër më të mirë brenda në EURO2016.
PUSHIMI BRINA S’KA
Këto janë papuqet e Mërgim Mavrajt, ndërsa në postimin e tij ai ka shkruar - gjithkah kuq e zi.
Pamje e bukur nga hoteli i kombëtares shqiptare drejt Oqeanit Atlantik.
DREJT LYONIT PËR 3 PIKË
Krenaria e kombit përveç kombëtares janë edhe djelmoshat e pandalshëm të Tifozave Kuq e Zi.
Pak pushim në plazhin e Kanës (Cannes) edhe për tupanin për të marrë rrugë drejt Lyonit nesër.