BEKIM BALAJ
Lëndimi i Ajetit ndërroi planet
17 June, 2016 @19:27
Në konferencën për shtyp të kombëtares shqiptare para mediave sot kanë qenë prezent Bekim Balaj dhe Andi Lila.
Sulmuesi Balaj, që nuk është aktivizuar asnjë minutë në EURO2016, tha se ka qenë në plan të De Biasit për t’u aktivizuar në momentet e fundit ndaj Francës, por lëndimi i Arlind Ajetit bëri që të ndërrohen planet në fund.
Për më tepër, ai ka thënë se shpreson të paraqitet në ndeshjen e fundit, natyrisht duke respektuar vendimet e trajnerit.