TE ÇEKIA
Rosicky jashtë EUROs
18 June, 2016 @18:29
Mesfushori veteran i Çekisë, Tomas Rosicky, ka rënë përsëri pre e lëndimeve dhe para pak minutash është konfirmuar zyrtarisht se do të mungojë në Kampionatin Europian tash e tutje.
Rosicky 35 vjeç, që hyri në histori të reprezentacionit çek si lojtari më i ri dhe kësaj radhe, më i vjetër që ka luajtur në europian, në dy ndeshjet e para ka qenë në fushë për 178 minuta dhe ka shërbyer me asistim dje në barazimin e ekipit të tij ndaj Kroacisë.