GRUPI E
Tri gola për 3 pikët e para
18 June, 2016 @16:51
Ndeshja e parë e ditës së fundit të xhiros së dytë është mbyllur me fitoren e Belgjikës, skuadër e cila u këndell pas humbjes me Italinë duke shënuar 3 herë në portën e Irlandës në një takim që u dominua plotësisht nga djemtë e Marc Wilmots.
Pjesa e parë u mbyll pa gola përkundër dominimit belg, ndërsa me të filluar pjesa e dytë përfaqësuesja e Belgjikës kaloi në epërsi me golin e sulmuesit Romelu Lukaku, lojtar i cili shënoi edhe golin e tretë. Goli i dytë u shënua nga mesfushori Axel Witsel me kokë.
Pas 2 ndeshjeve, Belgjika ka 3 pikë dhe është afër kualifikimit, ndërsa Irlanda mbetet me 1 pikë.