STEPHAN EL SHAARAWY

S’e blen Monaco
30 December, 2015 @10:52
Monaco ka refuzuar që të përdorë opcionin për blerjen e sulmuesit italian të Milanit, Stephan El Shaarawy, kanë bërë të ditura mediat italiane sot.
El Shaarawy është huzuar me marrëveshje speciale te Monaco nga Milan, ndërsa opcioni për blerjen e tij aktivizohet nëse ekipi francez e fut në 25 ndeshje këtë stinor.
Monaco, e ka përdorur sulmuesin në fjalë në 24 ndeshje dhe i ka telefonuar zyrtarit të lartë të Milanit, Adriano Galliani, se tash e tutje nuk e ka ndërmend ta përdorë lojtarin në fjalë, duke i bërë të ditur njëkohësisht se nuk do të aktivizojnë opcionin për blerjen e tij.
Kjo ka bërë që Gallianit t’i shtohen punët në janar për të gjetur një klub të ri për ‘faraonin’ pasi që për të nuk ka vend aktualisht te ekipi rossoner, ka shkruar Corriere dello Sport.
Sa i përket ndeshjeve të zhvilluara, ‘faraoni’ është paraqitur me 15 ndeshje në Ligue 1 duke mos shënuar asnjëherë dhe 9 ndeshje në gara europiane duke shënuar 3 gola.
Roma, Fiorentina dhe Genoa, janë shkruar si klube ku mund të përfundojë El Shaarawy.