NË PRAG TË RIKTHIMIT

Sean Dyche mund të rikthehet në Premier Ligë
27 January, 2023 @16:02
Njeriu që pritet të zë vendin e lënë bosh nga Frank Lampard te Evertoni është Sean Dyche. BBC Sports ka bërë të ditur se Dyche është më së afërmi për tu zyrtarizuar në krye të Evertonit, ndërsa puna e bërë më parë me Burnleyn për të ka qenë tepër e mirë.
Brenda dekadës së fundit Dyche ka bërë që Burnley të sigurojë dy herë kualifikimin në Premier Ligë si dhe dy herë ka mundësuar që skuadra të kryejë stinorin në pjesë të epërme të tabelës në elitë. Gjithashtu, Burnley nën drejtimin e tij kishte arritur kualifikimin e parë në gara evropiane pas 51 vitesh, kur përfunduan të shtatit në renditje në stinorin 2017/18.