AFRIKANËT DREJT BOTËRORIT

Senegali lë Egjiptin edhe jashtë Botërorit
29 March, 2022 @22:12
Penalltitë vendosën, ndërsa Mohamed Salah superylli i padiskutueshëm i Egjiptit nuk ka qëlluar portën nga 11-metërshi ndër të tjerë, derisa Senegali siguroi biletën për Botërorin e Katarit duke eliminuar faraonët.
Sadio Mane ka shënuar penalltinë vendimtare për Senegalin, për të fituar me penallti 3-1 dhe për të siguruar biletën për Kampionët e Afrikës, që pikërisht kishin mposhtur Egjiptin edhe në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe atë me penallti.
Dueli i parë në Kairo kishte përfunduar 1-0 në të mirë të egjiptasve, ndërsa sonte në Diamniadio Senegali fitoi 1-0. Pas vazhdimeve s’kishte gola dhe gjithcka u vendos pas penalltive.