ATALANTA 0-2 LEIPZIG
Senzacioni Nkunku dërgon Leipzigun në gj’finale
14 April, 2022 @20:40
Sulmuesi francez Christopher Nkunku ka shënuar dy herë në përballjen e kthimit ndërmjet ekipit të tij Leipzig ndaj Atalantës, për të cuar gjermanët përpara në Europa League.
Nkunku, që ka qenë pjesë e shkollës parisiene të PSG-së, është pjesë e Leipzigut që prej moshës 21 vjecare, ndërsa sot me të 24-tat e tij po shkëlqen në të gjitha garat, e tashmë edhe në ato evropiane.
Atalanta nuk kishte përgjigje në lojën e Leipzigut dhe u mposht në fund 0-2 [Nkunku 18, 87]. Te Atalanta nuk u paraqit fare sonte Berat Djimsiti.
Pasi që ndeshja e parë në Gjermani kishte përfunduar javën e kaluar me 1-1, fitorja e sontme e çon pastër Leipzigun në gjysmëfinale të garës.
Nkunku përndryshe pas Benzemasë dhe Mbappesë është bërë francezi me më së shumti gola të shënuara këtë stinor në të gjitha garat, 30.