Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAMI SERMAXHAJ

Sermaxhaj: Kishim 8 të lënduar dhe 2 të suspenduar

Sermaxhaj: Kishim 8 të lënduar dhe 2 të suspenduar


11 April, 2021 @18:05

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, humbjen e sotme përballë Prishtinës e ka arsyetuar me numrin e madh të mungesave në këtë ndeshje.

Drenica në këtë ndeshje u paraqit pa 10 lojtarë, të cilët munguan për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve.

RAPORTI I NDESHJES

“Mendoj që kemi mundur të performojmë më mirë sot. Edhe pse kemi 8 lojtarë të lënduar dhe 2 të suspenduar, ky nuk është një justifikim për arsye se lojtarët e tjerë e kanë për detyrë që brenda vijave të japin më shumë nga vetja se sa sot. Por mendoj që e respektuam më shumë se sa që duhet Prishtinën, sidomos në pjesën e parë. Dhe ajo që na mungoi më së shumti është se nuk kishim lojtarë në vijën e sulmit të cilët e nxjerrin ekipin përpara”, tha Sermaxhaj për Art Sport.

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës përfundoi me rezultat 0-1.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga