ANDALUZIA

Sevilla zyrtarizon Marianon
18 July, 2015 @15:22
Mbrojtësi brazilian, Mariano, është lojtar i ri i Sevillës, ka bërë të ditur vetë klubi Andaluzian sot.
“Sevilla ka arritur marrëveshje me Bordeaux-në për transerimin e Mariano Ferreiras,” ka shkruar në faqen zyrtare të klubit të Sevillas, derisa shuma e dëmshpërblimit të paguar dhe detajet tjera financiare nuk janë dhënë.
Mariano 29 vjeç kishte arritur te Bordeaux në vitin 2012 nga Fluminese, ndërsa tani do të ketë rastin që të luaj në Ligë të Kampionëve me ekipin e tij të ri.