Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED - BRIGHTON

Sezoni i ri, Manchesteri i vjetër!

Foto: Premier League

Sezoni i ri, Manchesteri i vjetër!


7 August, 2022 @16:57

Me humbje ka filluar sezoni i ri i Premier Ligës për Manchester Unitedin!

Në ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e holandezit Erik ten Hag, United me meritë u mposht 1-2 nga Brightoni.

Me Martialin e lënduar dhe me Cristiano Ronaldon ende në gjendjen e tij jo më të mirë fizike pas mungesës në turneun parasezonal, United startoi pa sulmues qendror. Kjo rezultoi me pjesë të parë të dobët, pothuajse pa asnjë rast konkret për shënim, përjashto një rast të mirë të Fernandes, gjuajtja e të cilit përfundoi lart mbi portë.

Në anën tjetër, Brighton ishte fenomenal. Dominim i mesfushës dhe krijim i rasteve me lehtësi. Kjo prodhoi dy gola për ta në pjesën e parë, të dyja nga Pascal Gross (30’, 39’) dhe kështu pjesa e parë u mbyll 0-2 për mysafirët.

Në pjesën e dytë, United bëri disa zëvendësime në fazën ofansive dhe e rriti pak tempon e sulmeve, por jo mjaftueshëm për të nxjerrë diçka nga ky takim. Në minutën e 68’ falë një autogoli të mysafirëve United e ngushtoi disavantazhin në 1-2, por më tepër se aq nuk bëri, për t’u pajtuar kështu me humbje.

Ndërkohë, kjo është hera e parë në histori të Premier Leagues që Brightoni fiton në “Old Trafford”.

Xhiron që vjen, United ka punë në udhëtim te Brentford, kurse Brightoni e pret Newcastlen në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League