ZVICRA - TURQIA
Shaqiri ankthi i Turqisë, Zvicra mbetet me shpresë
20 June, 2021 @19:50
Turqia është përshëndetur me humbje nga Kampionati Evropian EURO 2020.
Fajtori më i madh për këtë ishte Xherdan Shaqiri, i cili shkëlqeu me dy gola në fitoren 3-1 të Zvicrës.
Shaqiri shënoi golin e dytë dhe të tretë (26’ 68’) derisa të parin e shënoi sulmuesi Seferovic që në fillim të ndeshjes (6’).
Turqit kundërpërgjigjen e vetme e dhanë në minutën 62’ nëpërmjet mesfushorit Irfan Kahveci.
Rast të mirë shënimi pati edhe Granit Xhaka, i cili goditi shtyllën në pjesën e dytë.
Kjo është fitorja e parë e Zvicrës në këtë Evropian. Helvetikët përfunduan në pozitën e tretë të Grupit A me 4 pikë, aq sa ka edhe Uellsi që renditet në pozitën e dytë.
Për kualifikim tutje, Zvicra duhet të shpresojë që të ketë bilanc më të mirë në krahasim me skuadrat e tjera të vendeve të treta.