LIVERPOOL - SOUTHAMPTON
Shaqiri asiston, forma perfekte e Liverpoolit vazhdon
22 September, 2018 @18:00
Forma perfekte e Liverpoolit vazhdon!
Skuadra nga Merseyside sot ka shënuar fitore të lehtë ndaj Southamptonit në shtëpi, duke e mposhtur këtë skuadër me rezultat 3-0.
Startues për herë të parë për Liverpoolin sot ishte Xherdan Shaqiri, i cili zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke u shënuar në listën e asistuesve, pasi që goli i tretë i Liverpoolit, i shënuar nga Mo Salah, erdhi pas topit të kthyer nga shtylla pas goditjes së Shaqirit nga gjuajtja e lirë.
Kjo fitore bën që Liverpooli të jetë në krye të tabelës me 18 pikë pas 6 xhirove, kurse Southamptoni momentalisht ka vetëm 5 pikë.