Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OL - OM

Shaqiri gol e asist, Lyon përmbys Marseille

Shaqiri gol e asist, Lyon përmbys Marseille


1 February, 2022 @23:09

Xherdan Shaqiri më në fund ka treguar veten në një ndeshje të madhe të ekipit të tij të ri, Lyon. Ai ka qenë protagonist kryesor në përballjen e sontme, duelit të mbetur të xhiros së XIV të Ligue 1, ku pas epërsisë së hershme të Marseille, ka shënuar me kokë dhe ka asistuar për Moussa Dembele, që ka shënuar bukur për fitoren e ekipit të tij, 2-1 [Shaqiri 76, Dembele 89 - Guendouzi 10].

Me këtë fitore Lyon ka kaluar në pozitën e shtatë të renditjes tabelare në elitë të futbollit francez duke tubuar 34 pikë deri tash nga 22 xhiro të zhvilluara, gjashtë më pak se Marseille i treti dhe 19 më pak se lideri, Paris St Germain.

 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1