BUNDESLIGA
Shaqiri mban ritmin e Bayernit
27 April, 2013 @20:45
Gjigantit bavarez, Bayern Munchen, i mjaftoi një ekip i përbërë nga lojtarët rezervistë për ta mposhtur skuadrën e Freiburgut, e cila po lufton për të siguruar një vend për stinorin tjetër në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët shënuan fitore me rezultat minimal 1-0 ndërsa goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga kosovari, Xherdan Shaqiri, i cili e tundi portën e kundërshtarit në minutën 35’.
Fitore me rezultat të njëjtë shënoi edhe Bayer Leverkuseni, i cili e mposhti Werder Bremenin me golin e sulmuesit Stefan Kiessling që u shënua nga pika e bardhë në minutën 35’.
Ekipi i Granit Xhakës, Borussia Monchengladbach, u kthye duarthatë nga udhëtimi në Wolfsburg, pasi u mposht me rezultat 3-1. Xhaka luajti gjatë gjithë ndeshjes, derisa golat u shënuan nga Arnold (34’), Olic (61’) dhe Diego (75’) për Wolfsburgun, si dhe Mlapa (52’) për Monchengladbachun.