ME FITORE E SIGURUAN NGRITJEN

Sheffield United rikthehet në Premier Ligë
27 April, 2023 @0:43
Pas fitores së shënuar të mërkurën mbrëma ndaj West Bromwich Albionit, Sheffield United ka siguruar vendin e dytë në Championship si dhe biletën për ajkën e ligave të futbollit në këto vite, Premier Ligë.
Ekipi i Paul Heckingbottomit kështu bashkë me Burnleyn bëhen skuadrat që do të rikthehen në Premier Ligë 2023/24, derisa realizuan fitoren ndaj WBA-së me rezultat 2-0 me anë të golave të Berges dhe Ahmedhodzicit.
Sheffield United i rikthehet Premier Ligës pas dy viteve të kaluara në Championship.