GENOA

Shkarkim ekspres i Shevchenkos!
15 January, 2022 @17:23
Trajneri ukrainas, Andriy Shevchenko, që u prezantua te Genoa më 7 nëntor 2021, pas pak më shumë sesa dy muajve - është shkarkuar nga detyra e tij, ka bërë të ditur zyrtarisht klubi italian i qytetit të Xhenovës.
Genoa falenderoi Shevchenkon për punën e bërë, ndërsa tash e tutje drejtimin e ekipit ia ka besuar trajnerit të U-17 të klubit Adboulay Konko, derisa të gjindet një tranjer tjetër.
Ukrainasi 45-vjeç në 11 ndeshjet e zhvilluara me klubin e tij ka arritur të regjistrojë një fitore të vetme, karshi tri barazimeve dhe shtatë humbjeve tjera.
Së fundi, eliminimi nga Kupa e Italisë në ndeshje ndaj Milanit - ka dalë të jetë e fundit për Shevchenkon në bankë të ekipit rossoblu.