Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Shkarkohet Skenderi

BOROZANI/ Erdis Driza

Shkarkohet Skenderi


22 October, 2012 @18:52

Kryetrajneri i Vëllaznimit Skender Shengyli tashmë është i shkarkuar. Pas ciklit të parë të Superligës së Kosovës në futboll, kryesia e Vëllaznimit para disa ore ka marrë vendim të shkarkojë trajnerin prizrenas.

Bashkë me Shengylin, janë shkarkuar edhe trajnerët ndihmës Luan Tabaku dhe Arben Lleshi. Vendimi i kryesisë ka qenë i menjëhershëm dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vëllaznimi në ciklin e parë të Superligës së Kosovës, ka arritur që të shënojë tre fitore, krahas 4 barazime dhe 4 humbjeve. Ndërsa statistikat e golaverazhit i ka më të dobëta në Superligë, përkundër se janë në vendin e shtatë.

Vëllaznimi në 11 ndeshje ka arritur të shënojë vetëm 6 gola, ndërsa ka pranuar shtatë. Faktikisht gjakovarët janë ekipi që ka shënuar më së paku, por edhe pranuar më së paku gola në Superligë.

 


 
Të gjitha lajmet nga