RAIFFEISEN SUPERLIGA

COPYRIGHT/ BOROZANI.COM
Tovërlani e nisi me humbje
28 October, 2012 @17:45
Ndeshja kryesore e javës së XII të Raiffeisen Superligës së Kosovës u luajt sot në stadiumin olimpik Adem Jashari në Mitrovicë, ku Trepça ishte mikëpritëse e Prishtinës.
Kjo ishte ndeshja e parë e Prishtinës, me trajnerin e rikthyer Afrim Tovërlanin, i cili ditë më parë e kishte zëvendësuar të larguarin, Ejup Mehmeti. Por rikthimi i Tovërlanit nuk ishte edhe aq me fat për skuadrën kryeqytetase. Prishtina ishte skuadra e cila doli e para në epërsi nga minuta 18’ e ndeshjes me golin e Liridon Latifit, por mitrovicasit rikthimin në rezulat e bënë me inkuadrimin në lojë të Visar Shkupollit, i cili e barazoi rezultatin në minutën 40’, derisa fitoren e vendësve ia dhuroi Shpëtim Babaj duke shënuar në minutën 76’. Fitore në këtë javë kanë realizuar edhe skuadrat e Hysit dhe të Llamkos Kosovës. Hysi e mposhti Dritën me rezultat 2-1, ndërsa Llamkos Kosova shënoi fitore me rezultat minimal ndaj Vëllaznimit me golin e Alban Dragushës (38’). Ndeshja e luajtur në Drenas, ndërmjet Ferronikelit dhe Lirisë kishte një finish mjaft dramatike. Prizrenasit ishin skuadra e vetme e cila u kthye së paku me një pikë në shtëpi, pasi që në të gjitha ndeshjet tjera vendasit ishin fitues. Qemal Elshani shënoi në minutën e parë shtesë të ndeshjes për epërsinë e Ferronikeli, por vetëm dy minuta më vonë Vedat Muriqi (90’+3) i Lirisë e barazoi rezultatin në 1-1 dhe bëri që pikët të ndahen ndërmjet dy skuadrave në Drenas.
Hysi dhe Kosova fitojnë nga tre pikë
Ferronikeli - Liria, me përfundim dramatik
REZULTATET:
Llamkos Kosova - Vellaznimi 1-0
Ferronikeli - Liria 1-1
Trepca - Prishtina 2-1
Hysi - Drita 2-1