Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAMPARD

Shko në Lazio

REUTERS/Eddie Keogh

Shko në Lazio


25 January, 2013 @9:13

Ish trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka pranuar se e ka këshilluar Frank Lampardin që t’i bashkangjitet Lazios stinorin tjetër. 

“Do të jetë ideale për të dyja palët. Lampardi është futbollist i madh dhe ai do të mund të luaj edhe për dy stinor në ngjarjet më të mëdha futbollistike me siguri,” ka thënë tekniku italian, Di Matteo. 

“Nuk e di se a do të më dëgjojë, por kjo është zgjidhja më e mirë për të dyja palët,” ka shtuar ai më tej duke folur për Sky Sport Italia. 

Pas mosvazhdimit të kontratës së Lampardit me Chelsean, pasi klubi nuk e do më, skuadrat italiane si Inter dhe Lazio kanë shprehur publikisht dëshirën për ta pasur mesfushorin me përvojë të Anglisë. 

Lazio që aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Serie A, drejtor sportiv të klubit ka shqiptarin Igli Tare, ndërsa me sukses aty luan mbrojtësi Lorik Cana


 
Të gjitha lajmet nga